Kumbullat gjithnjë gënjehen

komente 0 Komente »

Nga Edi Lesi

Gazeta Standard

 Kumbullat kanë zakon t’i çelin gjithnjë herët lulet, sapo të shohin diellin e rrejshëm të marsit. Ato asnjëherë nuk e kanë kuptuar se petalet sado të bukura dhe shpresëdhënëse, bien rëndom viktima të furtunave pranverore. Shpesh e njëjta gjë ndodh edhe me politikanët tanë. »»»

Shansi i fundit për të rikthyer vlerat e 3 Korrikut

komente 0 Komente »

Nga Mentor Beqa

 Ftesa e Shqipërisë për anëtarësimin në NATO duket se ka marrë viston zyrtare nga vendet anëtare të Aleancës, duke shmangur në këtë formë çdo ndikim që mund të vinte nga ngjarja e Grëdecit. Megjithëse për Shqipërinë, Gërdeci ishte një gjëmë e madhe në sytë e ndërkombëtarëve ajo ishte një ndodhi lokale. »»»

Midis monumentit të Skënderbeut dhe Xhamisë

komente 0 Komente »

Artan Fuga

Gazeta Standard 

Në javën që kaloi vendi ynë priti ministren e Jashtme të Greqisë, zonjën Bakojanis dhe Kryeministrin e Turqisë, zotin Erdogan. Në deklarimet e tyre ata shprehën mbështetjen e pakushtëzuar në lidhje me ftesën për në NATO, që sipas të gjithave gjasave, pritet të bëhet në ditët që do të vijnë.

»»»

Në emër të popullit pushoni

komente 1 Koment »

Mentor Beqa  

Protestuesit e Partisë Socialiste që dolën në emër të zisë për ngjarjen e Gërdecit mbanin në krahëror parullën; nëpunësi Berisha, në emër të popullit je i pushuar nga puna. Përpos të tjerave socialistët shqiptarë kanë bërë një hap përpara që prej ndryshimit të emrit nga partia e punës në partia socialiste. »»»

Mos harroni Ibrahim Rugovën

komente 0 Komente »

Mentor Beqa 

Kosova sot është e pavarur në sajë të rezistencës unikale të të gjithë popullit shqiptar, por mos harroni se heroi i munguar i këtij procesi ishte Ibrahim Rugova. Dëshira e një populli të tërë u mishërua tek një lider i vetëm që arriti përballë presioneve nga më të ndryshmet ta artikuloj e menaxhoj si duhet këtë aspiratë, paçka se kulmimin formal të kësaj kërkese nuk arriti ta përjetonte. »»»

Pavarësia e Kosovës, moment ndarjeje apo bashkimi

komente 0 Komente »

Mentor Beqa 

Shqiptarët janë të preferuarit e Zotit në këtë moment të historisë së tyre, jo se me pavarësimin e Kosovës u është bërë një dhuratë, porse është korrektuar një padrejtësi e madhe e bërë thuajse një shekull më parë. Edhe kjo rivendosje e drejtësisë, është një mirësi në vetvete, se nuk është e thënë se e drejta shkon medoemos në vend. Jo! Ka popuj të shtypur që luftojnë me shekuj për lirinë e tyre, e në dukje s’ka gjasa që një ditë ta fitojnë. Është fat i madh për shqiptarët që realizuan ëndrrën shekullore, kur vetëm një dekadë më parë kjo dukej utopi. Ne duhet ta vlerësojmë këtë mirësi, por si çdo e tillë, edhe ajo mbart rrezikun e vet, varet si e trajton. Nga e mira lind e keqja, e nga e keqja lind e mira. »»»

Deformimi i sistemit të drejtësisë

komente 0 Komente »

Mentor Beqa  

Reforma në sistemin e drejtësisë tashmë ka dalë nga retorika boshe dhe ka filluar të konkretizohet me debatimin e një projekt-ligji, por për fat të keq ka marrë një kahje në drejtimin e kundërt të asaj që pritej. Nënkryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Kreshnik Spahiu ka kërkuar që edhe intrumenti i vetëm i kontrollit të gjyqësorit nga ana e ekzekutivit të shkrihet dhe një intitucion i tillë të faktorizohet edhe më tej brenda KLD-së. Aktualisht ekzistojnë dy inspektoriate të tilla në KLD dhe në Ministrinë e Drejtësisë, që kanë shkuar shpesh herë edhe në përplasje kompetencash, por zgjidhja që ofron KLD për të shkrirë inspektoriatin e Ministrisë së Drejtësisë dhe të gjitha këto kompetenca t’i delegohen  institucionit që ekziston brenda KLD-së, është një propozim që çon në të kundërt zhvillimin e një sistemi të pavarur gjyqësor. »»»

G 99-ta ose politika folk-pop

komente 0 Komente »

Mentor Beqa  

Erion Veliaj, ish drejtuesi i lëvizjes Mjaft duket se së shpejti do të dalë me një ofertë të re politike, e cila nuk është përvijuar përfundimisht. Sipas njoftimeve të disa të përditshmeve, Veliaj do të organizojë një lëvizje politike që synon përçimnin e ekspertizës në vendim-marrje dhe ndryshimin e jetës së shqiptarëve nëpërmjet zgjidhjes së problemeve të ndryshme të vendit. Ai heziton ta quajë lëvizjen e tij dhe të disa bashkëpunëtorëve të afërt, parti politike, duke shmangur në këtë mënyrë, konotacionin gjoja të rëndë që kanë partitë politike. “Nuk do të lodhem së përsërituri se publiku shqiptar nuk do të përballet sërish edhe me një parti tjetër, mes shumë partive që tashmë ekzistojnë, që vetëm premtojnë, por nuk mbajnë asnjë premtim. Ajo në çka unë dhe kolegë të mi jemi angazhuar, është një mënyrë e re përmes së cilës qytetarët afrohen pranë politikës” (Albania, 2 shkurt 2008) Nëpërmjet asaj që zoti Veliaj thotë duket qartë se kemi të bëjmë me një organizim politik, që do të konkurrojë në zgjedhje për tu përfaqësuar në parlament. Sado anës e anës ti biem, ky lloj organizimi është parti politike, sido që ta ketë emrin. Shqetësimi i parë që lind ende pa nisur aktivitetin ky lloj organizimi është mungesa e dëshirës për tu identifikuar me një parti politike. »»»

Shansi për të rivlerësuar votën e qytetarëve

komente 0 Komente »

Mentor Beqa 

Shumëkush mendon se debati për reformën zgjedhore në vend është ekzagjeruar dhe se popullit nuk i intereson se çfarë lloj sistemi do të zgjedhim, spanjoll, gjerman apo puri shqiptar. E rëndësishme sipas kësaj dore aktorësh publikë është të flitet për rrugët, kanalet, asistencat, papunësinë mikrofinancat e familjeve shqiptare, sepse ato janë çështjet që prekin në mënyrë të drejtëpërdrejtë banorët e varfër të këtij vendi. »»»

Unë kam një ëndërr

komente 4 Komente »

Nga Mentor Beqa

Ëndërroj për një vend ku ujku dhe qengji bashkudhëtojnë në një varkë dhe ku ujku nuk vesh lëkurën e qengjit. Ëndërroj për një vend ku gënjeshtra i nënshtrohet së vërtetës dhe ku fuqia nuk përcakton të vërtetat. Unë kam një ëndërr për një vend, ku paqja është në thelbin e tij dhe ku peshku i madh nuk e gëlltit peshkun e vogël. Ëndërroj për një vend ku identiteti im vetjak të mos përcaktohet nga të tjerët. Ëndërroj për një vend ku opozita nuk është e njëjta e përhershme, njësoj kundërshtuese, njësoj refuzuese dhe qeveria njësoj represive, një vend ku të qenit i ndryshëm nuk definohet si të qenit “tjetri”, një vend ku shumëngjyrëshmëria nuk është njësoj si njëngjyrëshmëria, një vend ku diferencat forcojnë panoramën e shoqërisë. »»»