Nga Edi Lesi

Gazeta Standard

 Kumbullat kanë zakon t’i çelin gjithnjë herët lulet, sapo të shohin diellin e rrejshëm të marsit. Ato asnjëherë nuk e kanë kuptuar se petalet sado të bukura dhe shpresëdhënëse, bien rëndom viktima të furtunave pranverore. Shpesh e njëjta gjë ndodh edhe me politikanët tanë.Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, është një prej zërave më ngulmues që kërkon dorëheqjen e Kryeministrit Sali Berisha, pas ngjarjeve të Gërdecit. Sipas tij, Berisha është përgjegjësi kryesor për katastrofën që solli dëme në fakt të tmerrshme humanitare.Kësodore, Rama po kërkon vendosjen e një standardi në politikë. Nëse qytetarët në këtë vend, humbin jetën dhe pasurinë për shkak se qeveria nuk bën detyrën e saj, atëherë kryeministrat duhet të largohen, të dorëzojnë imunitetin dhe të shkojnë para drejtësisë.A mund të gjendet sot në Shqipërinë e vitit 2008 një mendjehapur që nuk është dakort me këtë logjikë. Zor se. Dy janë problemet që mbeten, sado që e kalon në sitë këtë ngjarje me një kronologji jo pak të koklavitur.Së pari, ende opozita nuk po paraqet një provë që të bindë njerëzit se Kryeministri Berisha është i përfshirë në aferën vrastare të Gërdecit. Përfshirje është dhe lejimi kur ke dijeni dhe provë bindëse është diçka më shumë se sa një përgjim që nuk dihet kush e ka bërë dhe përçfarë motivi. Nëse kjo ndodh, me siguri që marshimet s’kanë pse të jenë aq të heshtura. Përkundrazi. Dhe nuk do të vlenin më as apologjitë e dëshpëruara të disa deputetëve të mazhorancës që rrahin kushtetutën duke thënë se ku janë përgjegjësitë ligjore të kreut të mazhorancës. Një shoqëri nuk funksionon dhe nuk rregullohet vetëm mbi bazën e ligjeve. Ashtu ajo do të ishte krejt rrobotike dhe kësisoj mund të na udhëhiqnin gjykatësit. Morali dhe etika janë motorri që e ccon atë përpara.Së dyti, duke kërkuar dorëheqjen e kreut të qeverisë, Rama duhet të ofrojë garanci se nesër, (sipas ligjësisë së politikës, kryetari i opozitës bëhet një ditë kryeministër), kur të jetë vetë në krye të punëve, do ta japë dorëheqjen nëse një qytetar humb jetën për shkak se ekzekutivi ka lënë diku një punë ta pakryer mirë.Ky është një vend me shumë pasiguri. Me gropa të zeza ngado. Vdekja qoftë edhe e një personi nëse ndodh për faj të shtetit, është e barabartë me një katastrofë humanitare. Humbja e jetës nuk bën t’i nënshtrohet statistikave. Meqenëse për fat të keq ngjarje të tilla ndodhin ccdo muaj, atëherë me llogjikën e kryetarit të opozitës, do të kishim kryeministra shumë jetëshkurtër.Minierat, rrugët, uzinat, kantieret e ndërtimit, repartet ushtarake janë prore sektorë ku punëtorë hallexhinj mbajnë frymën e fundit. Të gjitha këto aktivitete ndodhin në një territor ku një qeveri ushtron juridiksionin e saj.Nga mënyra se si ato funksionojnë nuk ka asnjë garanci që askush nuk do të humbë jetën nesër kur Rama të jetë Kryeministër. Atëbotë, a do të presë ai opozitën të kërkojë largimin e tij, apo me standardin e politikës së re që po ofron, akti do të jetë automatik.Nëse ai premton sot se bëhet garant për jetën e secilit qytetar, kur kjo varet nga superstruktura publike, dhe ditën që s’do ta mbajë këtë premtim do të largohet, ky do të ishte vërtet një kontribut i vlefshëm për demokracinë, sigurisht edhe për NATO-n.