Përse janë tërbuar partitë e vogla?!
komente 0 Komente »Mentor Beqa
Pas një periudhe të shkurtër paqeje, temperatura e politikës shqiptare është rritur ndjeshëm për shkak të reformës së pritshme elektorale. Reagimet më të forta kanë ardhur nga LSI-ja e Ilir Metës, por edhe nga partitë e tjera të vogla. Kanë të drejtë! Ka ardhur koha që partitë e vogla të tremben seriozisht, pasi reforma elektorale që është ende duke u diskutuar i përjashton ata përfundimisht nga skena politike. Formula elektorale që po përpiqen të miratojnë dy partitë kryesore politike është qartësisht në favor të tyre dhe në dëm të partive të vogla. »»»