Ngërçi në diskursin mbi religjionin

komente 0 Komente »

Mentor Beqa 

Debati mbi religjionet është një çështje që prek dhe ngjall reagime gjithandej në perëndim e lindje, por ndryshe nga diskursi me fokus etik në atëbotë, në Shqipëri vazhdon të dominojë debati historik joshkencor mbi religjionin. Një zhvendosje e tillë e debatit nga substanca tek periferia e çështjes vjen për shkak të qasjes ende të fortë të shtjellimit të dukurive nëpërmjet një mekanizmi të vjetëruar marksist të të parit të gjërave. »»»

A fiton Ilir Meta edhe pa referendum?

komente 0 Komente »

Mentor Beqa   

Referendumi është ndoshta instrumenti i vetëm i mbetur i ushtrimit të demokracisë së drejtëpërdrejtë, pra i shprehjes së vullnetit të popullit për çështje që konsiderohen të rëndësisë së veçantë. Shqipëria është përballur dy herë me referendume që kanë pasur në fokus Kushtetutën e vendit, ndërsa ende deri më sot nuk është thirrur sovrani për tu konsultuar për çështje që kanë impakt të drejtëpërdrejtë në jetën e tij, ashtu siç ndodh në vende me demokraci të zhvilluar.   »»»

Beteja e re për Edi Ramën

komente 1 Koment »

Mentor Beqa

Kur politika nuk kuptohet si parim, ajo degradon në trafik individësh e influencash pa nuanca ideopolitike. Shembulli më i mirë i këtij degradimi është ajo që ka ndodhur dhe po ndodh me demokristianët, por si joparti që është nuk ja vlen ta kthesh në objekt të diskursit publik. Përkundrazi, ja vlen të analizosh atë që po ndodh mes Partisë Socialiste dhe LSI-së si dhe mënyrën se si kryesocialisti Rama do të arrijë të menaxhojë rrethanat e reja politike në të cilat ndodhet ai dhe partia e tij, përkundër revanshit të Ilir Metës me stilin e vjetër ligjërimor, që për hir të së vërtetës ka shërbyer shpesh herë për të “larë hesapet” brenda së majtës. »»»

Rritja e korrupsionit, perceptim apo realitet

komente 0 Komente »

Mentor Beqa 

IDRA publikoi një sondazh dramatik për rritjen e perceptimit të korrupsionit në vend brenda një viti, ndërsa nuk ka ndonjë të dhënë serioze nëse ky sondazh thjesht nxjerr në pah perceptimin e qytetarëve apo tregon shkallën reale të rritjes së korrupsionit.   »»»

Edi Rama mes gjithçkasë dhe asgjësë

komente 0 Komente »

Mentor Beqa  

 Amendimi i Kushtetutës përsa i përket sistemit zgjedhor dhe metodologjisë së zgjedhjes së Presidentit, ngurtësimi i Partisë Socialiste që prej ardhjes në krye të saj të Edi Ramës, humbja e mundësisë për një marrëveshje mes aleatëve të majtë dhe shumë lëvizje të tjera tregojnë se kryesocailisti Edi Rama po bën një lojë politike që në rastin më të mirë synon të fitojë gjithçka ndërsa në rastin më të keq të humbasë gjithçka. »»»