Presidenti duhet inkurajuar të kërkojë ndjesë

komente 0 Komente »

Mentor Beqa   

Presidenti Bamir Topi humbi dhe shansin e fundit dje të paktën t’i shmangej një veprimi aspak të ndershëm që kreu me dekretimin e pesë emrave të dyshimtë për anëtarë të Gjykatës së Lartë. Presidenti i Republikës u shpreh se emrat ishin përzgjedhur në mënyrë korrekte dhe se ish të përndjekurit politikë kishin dhënë mbështetje për dekretimin e tyre. Është pak e çuditshme se me çfarë guximi presidenti Topi merr përsipër kusuret e disa gjyqtarëve me një të shkuar të errët dhe kriminale në kohën e sistemit komunist, duke i shitur ata edhe si të ardhur nga shtresa e të përsekutuarve.

»»»

Humbja mund të jetë më e madhe se fitorja

komente 0 Komente »

Mentor Beqa  

Presidenti Bamir Topi në dukje ka rrëmbyer një sukses në raport me maxhorancën që e bëri President, duke detyruar këtë të fundit të kalojë në proces votimi pesë emrat që dekretoi vetë pa u konsultuar me asnjë faktor tjetër politik. Sjellja prepotente e presidentit të Republikës në procesin e përzgjedhjes dhe dekretimit të pesë emrave për Gjykatën e Lartë nuk është pasuar me të njejtën sjellje politike nga ana e mazhorancës, e cila i është përgjigjur me “fair play”, duke respektuar procedurën e përcaktuar, paçka se Presidenti ishte ai që e shpërfilli këtë procedurë që në krye të herës. »»»

Të dalësh jashtë frymës së sistemit

komente 0 Komente »

Mentor Beqa

  Përplasja mes maxhorancës dhe presidentit Bamir Topi ka kulmuar me daljen hapur të shumicës kundër dekreteve të Topit për pesë anëtarët e rinj të Gjykatës së Lartë, ndërsa debati mbi këtë çështje ka marrë udhën e interpretimeve konspirative ose është teknikalizuar në procedura dhe gërmën e Kushtetutës duke dalë kështu jashtë substancës së këtij ngërçi institucional që ka të bëjë me kompetencat e Parlamentit dhe të Presidentit të Republikës. »»»