Beteja e re për Edi Ramën
komente 1 Koment »Mentor Beqa
Kur politika nuk kuptohet si parim, ajo degradon në trafik individësh e influencash pa nuanca ideopolitike. Shembulli më i mirë i këtij degradimi është ajo që ka ndodhur dhe po ndodh me demokristianët, por si joparti që është nuk ja vlen ta kthesh në objekt të diskursit publik. Përkundrazi, ja vlen të analizosh atë që po ndodh mes Partisë Socialiste dhe LSI-së si dhe mënyrën se si kryesocialisti Rama do të arrijë të menaxhojë rrethanat e reja politike në të cilat ndodhet ai dhe partia e tij, përkundër revanshit të Ilir Metës me stilin e vjetër ligjërimor, që për hir të së vërtetës ka shërbyer shpesh herë për të “larë hesapet” brenda së majtës. »»»