Mentor Beqa
Erion Veliaj, ish drejtuesi i lëvizjes Mjaft duket se së shpejti do të dalë me një ofertë të re politike, e cila nuk është përvijuar përfundimisht. Sipas njoftimeve të disa të përditshmeve, Veliaj do të organizojë një lëvizje politike që synon përçimnin e ekspertizës në vendim-marrje dhe ndryshimin e jetës së shqiptarëve nëpërmjet zgjidhjes së problemeve të ndryshme të vendit. Ai heziton ta quajë lëvizjen e tij dhe të disa bashkëpunëtorëve të afërt, parti politike, duke shmangur në këtë mënyrë, konotacionin gjoja të rëndë që kanë partitë politike. “Nuk do të lodhem së përsërituri se publiku shqiptar nuk do të përballet sërish edhe me një parti tjetër, mes shumë partive që tashmë ekzistojnë, që vetëm premtojnë, por nuk mbajnë asnjë premtim. Ajo në çka unë dhe kolegë të mi jemi angazhuar, është një mënyrë e re përmes së cilës qytetarët afrohen pranë politikës” (Albania, 2 shkurt 2008) Nëpërmjet asaj që zoti Veliaj thotë duket qartë se kemi të bëjmë me një organizim politik, që do të konkurrojë në zgjedhje për tu përfaqësuar në parlament. Sado anës e anës ti biem, ky lloj organizimi është parti politike, sido që ta ketë emrin. Shqetësimi i parë që lind ende pa nisur aktivitetin ky lloj organizimi është mungesa e dëshirës për tu identifikuar me një parti politike. »»»