Sali Berisha në ishullin e paragjykimit

komente 0 Komente »

Mentor Beqa   

Sali Berisha mesa duket është i dënuar të jetë gjithnjë i paragjykuar si një njeri me tendenca autoritariste që çojnë në përqendrimin e pushteteve në një dorë. Çdo reformë që është bërë e nxitur nga kryeministri apo që është paralajmëruar është paragjykuar në opinionin publik si një tentativë e Sali Berishës për të akumuluar më shumë pushtet. »»»

Ekuilibri

komente 0 Komente »

Mentor Beqa 

Demokracitë e avancuara krijojnë një sërë instrumentesh të balancimit dhe kontrollit për të ruajtur ndërvarësinë e pushteteve të ndryshme për të siguruar lirinë e qytetarëve vis-à-vis ndaj tendencave centralizuese të shtetit. »»»

Një lexim normal i një vote anormale

komente 0 Komente »

Mentor Beqa

Votimi në Kuvend i paketës së ndryshimeve kushtetuese shënoi dhe diskretitimin përfundimtar të partive të vogla aleate të Partisë Demokratike. »»»

Himariotët ndjehen më mirë në polis-in grek

komente 0 Komente »

Mentor Beqa

 E vërteta, uni dhe identiteti janë të gjitha relacionale, jo relative, të qenësuara, jo të qenësishme. “Ne” dhe gjithçka që na bën “ne”, vazhdimisht qenësohemi në formën që jemi. »»»

Jashtë standardeve të NATO-s

komente 2 Komente »

Nga Mentor Beqa  

Shqipëria po kalon formalisht në një epokë të re zhvillimi me anë të anëtarësimit në Aleancën e Atlantikut të Veriut dhe me detyrimin për të përmbushur një sërë normash të sanksionuara nga ky komunitet vendesh, por ende me një demokraci të brishtë, me institucione që funksionojnë keq dhe me një kulturë politike që bie ndesh me standardet e NATO-s si një komunitet kryesisht politik. »»»

Kumbullat gjithnjë gënjehen

komente 0 Komente »

Nga Edi Lesi

Gazeta Standard

 Kumbullat kanë zakon t’i çelin gjithnjë herët lulet, sapo të shohin diellin e rrejshëm të marsit. Ato asnjëherë nuk e kanë kuptuar se petalet sado të bukura dhe shpresëdhënëse, bien rëndom viktima të furtunave pranverore. Shpesh e njëjta gjë ndodh edhe me politikanët tanë. »»»

Shansi i fundit për të rikthyer vlerat e 3 Korrikut

komente 0 Komente »

Nga Mentor Beqa

 Ftesa e Shqipërisë për anëtarësimin në NATO duket se ka marrë viston zyrtare nga vendet anëtare të Aleancës, duke shmangur në këtë formë çdo ndikim që mund të vinte nga ngjarja e Grëdecit. Megjithëse për Shqipërinë, Gërdeci ishte një gjëmë e madhe në sytë e ndërkombëtarëve ajo ishte një ndodhi lokale. »»»

Midis monumentit të Skënderbeut dhe Xhamisë

komente 0 Komente »

Artan Fuga

Gazeta Standard 

Në javën që kaloi vendi ynë priti ministren e Jashtme të Greqisë, zonjën Bakojanis dhe Kryeministrin e Turqisë, zotin Erdogan. Në deklarimet e tyre ata shprehën mbështetjen e pakushtëzuar në lidhje me ftesën për në NATO, që sipas të gjithave gjasave, pritet të bëhet në ditët që do të vijnë.

»»»

Në emër të popullit pushoni

komente 1 Koment »

Mentor Beqa  

Protestuesit e Partisë Socialiste që dolën në emër të zisë për ngjarjen e Gërdecit mbanin në krahëror parullën; nëpunësi Berisha, në emër të popullit je i pushuar nga puna. Përpos të tjerave socialistët shqiptarë kanë bërë një hap përpara që prej ndryshimit të emrit nga partia e punës në partia socialiste. »»»

Mos harroni Ibrahim Rugovën

komente 0 Komente »

Mentor Beqa 

Kosova sot është e pavarur në sajë të rezistencës unikale të të gjithë popullit shqiptar, por mos harroni se heroi i munguar i këtij procesi ishte Ibrahim Rugova. Dëshira e një populli të tërë u mishërua tek një lider i vetëm që arriti përballë presioneve nga më të ndryshmet ta artikuloj e menaxhoj si duhet këtë aspiratë, paçka se kulmimin formal të kësaj kërkese nuk arriti ta përjetonte. »»»